VENDIMI/ Reperi Diddy shpallet fajtor për 2 akuza – rrezikon dënim deri në 10 vite burg

Sean “Diddy” Combs u shpall fajtor nga një juri federale për akuzën e transportimit me qëllim përfshirjen në prostitucion, por u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda në një çështje që përfshinte pretendime se ai kishte detyruar gra të përfshiheshin në marrëdhënie seksuale me burra të tjerë.

55-vjeçari u akuzua për pesë vepra penale: një akuzë për konspiracion për zhvatje dhe nga dy akuza për trafikim seksual dhe transportim për përfshirje në prostitucion.

Ai u shpall i pafajshëm për akuzat për konspiracion për zhvatje dhe trafikim seksual.

Megjithatë reperi përballet me një dënim deri në 10 vjet burg.