VENDIMI/ Kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë; Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn – kryebashkiaku mbetet në burg

S’ka liri për Erion Veliajn!

Pesë muaj pas arrestimit të Erjon Veliaj, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin nëpërmjet të cilit ishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Kryebashkiaku mbetet në burg

Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohen nga SPAK se ndërtuan një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive.

Përveç kryebashkiakut dhe bashkëshortes së tij, GJKKO ka vendosur masën “arrest në shtëpi” për biznesmenin Elman Abule dhe masën ‘detyrim paraqitje’ për pesë biznesmenë të tjerë, mes tyre Gentian Sula, Shkëlqim Fusha dhe Fatmir Bektashi, kompanitë e të cilëve janë përfituese të fondeve të bashkisë ose lejeve të ndërtimit në Tiranë.