Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, deklaroi të mërkurën se Irani do të pezullojë bashkëpunimin me mbikëqyrësin bërthamor të Kombeve të Bashkuara, Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), njoftuan mediat shtetërore iraniane.
Projektligji me titullin “Pezullimi i bashkëpunimit të Republikës Islamike me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike me një kërkesë dy-urgjence” u paraqit në parlament muajin e kaluar dhe synon ndërprerjen e bashkëpunimit me IAEA për shkak të shqetësimeve për sovranitetin dhe sigurinë kombëtare.
Në një deklaratë zyrtare, qeveria iraniane thekson se “shkeljet e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial nga regjimi sionist dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe sulmet ndaj objekteve bërthamore paqësore, kanë vënë në rrezik interesat supreme të Iranit.” Bazuar në Nenit 60 të Konventës së Vjenës të vitit 1969 për Traktatet, Irani do të ndalojë çdo bashkëpunim me IAEA, derisa të përmbushen kushte të caktuara, përfshirë sigurimin e objekteve dhe shkencëtarëve.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baghaei, shtoi se siguria e inspektorëve të IAEA nuk mund të garantohet, veçanërisht pas sulmeve izraelite dhe amerikane ndaj uzinave bërthamore iraniane gjatë ditëve të fundit.









