Sali Berisha u pyet në lidhje me detyrat që do t’i ngarkohen Salianjit pas lirimit nga burgu. Sipas tij Salianji duhet të pastrojë më së pari figurën e vet duke marrë më së pari pafajësinë në shkallët e gjyqësorit.
Siç tha Berisha, Salianji është një drejtues aktiv i PD-së dhe si i tillë do vijojë të japë kontributin e tij.
Reagimi i Sali Berishës:
“Ervin Salianji është një drejtues aktiv i PD dhe do jap kontributin e tij. Ju garantoj se ai do të damkosë në të gjitha shkallët ndërkombëtare të gjyqësorit, sepse qëllimi i Edi Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike që ai të mos kandidonte më për në Parlament sepse e kishte tmerr. Edi Rama dhe Fatmir Xhafa, dy bos kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit u plagosën rëndë nga denoncimet e Salianjit”, tha Berisha.









