TRAGJEDIA/ Ronaldo i pikëlluar pas vdekjes së Diogo Jotës: Nuk ka kuptim! Pak kohë më parë ishim bashkë në Kombëtare dhe tani ti u martove…

Lajmi tragjik i vdekjes së Diogo Jotës, sulmuesit portugez të Liverpulit, vetëm 28 vjeç në një aksident me makinë në Spanjë ka tronditur botën e futbollit. Mesazhe të shumta ngushëllimi i janë dërguar familjarëve dhe klubit të kuq.

ORA 12:20- “Nuk ka kuptim. Vetëm pak kohë më parë ishim bashkë në Kombëtare, dhe tani ti u martove. Familjes tënde, gruas dhe fëmijëve të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia dhe ju uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jesh gjithmonë me ta. Pusho në paqe, Diogo dhe Andre. Do të na mungosh të gjithëve”, shkruan Kristiano Ronaldo në Instagram.

4

Sulmuesi i Milanit dhe Portugalisë, Rafael Leao postoi një foto bardhë e zi të Diogo Jotas në “InstaStory” me mbishkrimin” “U prehsh në paqe vëlla”.

Reagimi i UEFA-s: “Në emër të komunitetit evropian të futbollit, mësuam me hidhërim të thellë për vdekjen tragjike të Diogo Jota, sulmuesit të ekipit kombëtar portugez dhe Liverpul FC, së bashku me vëllain e tij Andre Silva. Mendimet tona janë me familjen, miqtë, shokët e skuadrës dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje zemërthyes.”

7

Reagimi i Geri Nevil, një figurë historike e futbollit anglez dhe tani komentator sportiv: “Ky është një lajm zemërthyes për Diogo Jotan dhe vëllain e tij. I shpreh gjithë dashurinë dhe urimet e mia më të mira familjes së tij.”ORA 11:05

Napoli: “Presidenti Aurelio De Laurentis, zoti Antonio Konte, drejtorët, stafi teknik, ekipi dhe i gjithë SSC Napoli shprehin ngushëllimet dhe tronditjen e tyre më të thellë për ndarjen nga jeta të papritur të Diogo Jota, duke shprehur ngushëllimet e tyre më të thella familjes së tij dhe të gjithë Liverpulit.”

Udineze: “Udineze bashkohet me zinë për ndarjen nga jeta të Diogo Jotës. Familjes së tij, Liverpul FC dhe të gjithë të dashurve të tij, ngushëllimet më të sinqerta nga klubi bardhezi”.