Klubi i Bundesligës, Borusia Dortmund, ka zgjatur partneritetin me prodhuesin e veshjeve sportive “Puma”. BVB-ja e njoftoi këtë të martën pa dhënë detaje mbi afatin e kontratës së re apo kuadrin financiar. Por siç është raportuar nga “Kicker”, ndër të tjera, marrëveshja e re hyn në fuqi menjëherë dhe është planifikuar të zgjasë të paktën deri në vitin 2034.
Nëse ka sukses, do t’i sjellë BVB-së 350 deri në 400 milionë euro. “Puma” ka qenë partner i klubit që nga sezoni 2012-13 dhe do të vazhdojë të pajisë të gjitha ekipet e meshkujve, femrave dhe të të rinjve dhe të prodhojë kopje dhe artikuj për tifozët e Dortmundit.
Hans-Joakim Vacke, Kryetar i Bordit Menaxhues të BVB-së, foli për një partneritet në rritje dhe të suksesshëm. Dortmundi njoftoi së fundmi bashkëpunimin e saj me “Vodafone” si sponsorin e saj të ri të fanellave. Kompania e komunikimit zëvendësoi “Evonik” dhe, sipas raportimeve të medias, do t’i paguajë klubit 30 milionë euro në vit.









