SEKUESTRIMI I TELEFONIT/ Propaganda e shet fitoren e SPAK-ut si humbje

Mediat që shërbejnë si vegël e pushtetit të një kryebashkiaku të arrestuar me 13 akuza për disa vepra të rënda penale, vijojnë sulmin ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Në një shkrim të publikuar në portalin e një “gazetari që qelb erë” për milionat që ka marrë nga pushteti, thuhet se “Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë praktikën arbitrare të SPAK-ut ndaj Onejda Ymerajt”.

Por, në fakt, e vërteta është krejt ndryshe. Atë që propaganda kërkon ta shesë si një humbje për SPAK-un në fakt është një fitore.

Pse?

Në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese e ka legjitimuar sekuestron e telefonit, duke hedhur poshtë atë që shkruan propaganda.

Është e shkruar e zeza mbi të bardhë, që Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë dhe thotë mund të merren për hetimin penal, por më pas t’i referohen gjykatës dhe të mos cenohen të dhënat private.

“Përjashtimisht, në kushte urgjence korrespondenca mund të sekuestrohet edhe nga Policia Gjyqësore, e cila në çdo rast duhet t’i nënshtrohet kontrollit gjyqësor”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e shtetases O.Y.

Propaganda e shet fitoren e SPAK-ut si humbje

Pjese nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Në cilin rast janë cenuar të dhënat private? Se nuk ka rast që tregon se janë cenuar të dhënat personale.

Megjithëse ka shumë raste të tjera që edhe sekuestrot e telefonave janë bërë me vendime gjykate, por edhe kur janë bërë pa vendime gjykate, si në rastin konkret SPAK-ut, i është dhënë të drejtë që thotë se mund ta sekuestrosh telefonin dhe për arsye të hetimit penal ti mund t’i marrësh këto të dhëna, por nuk duhet të cenosh të dhënat private.

Pra, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë SPAK-ut, është e kundërta e asaj që thotë propaganda, është një fitore për SPAK-un për veprimet hetimore.

Marrja e telefonit bëhet në befasi për të gjetur të dhëna. Ka dhe raste të tjera ku janë marrë telefonat dhe i kanë ndërruar.

Pra, marrja e telefonit nuk është një veprim hetimor që bëhet se i pëlqen apo jo propagandës, është një veprim hetimor për të siguruar prova dhe në momentin kur sigurohen provat Gjykata Kushtetuese e thotë shumë qartë se mund ta marrësh, të sigurosh provat dhe më pas t’ia drejtosh gjykatës. Është kaq e thjeshtë.

Është një fitore për SPAK-un, por propaganda do të ngrejë një tymnajë sikur SPAK-u ka humbur në Gjykatën Kushtetuese, por e vërtetë është e kundërta, në fakt, ka fituar./ CNA