Rreperi Rigles Rjaku, i njohur ndryshe si “Noizy” është liruar nga burgu, pas arrestimit të tij pak ditë më parë në Zvicër. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Noizy me anë të një postimi në rrjetin e tij social, ku u ka kërkuar falje fansave për anulimin e koncertit.
Reperi në rrjetin social Instagram shkruan se ishte një keqkuptim i shkaktuar nga një shpifje e pastër. Reperi gjithashtu u ka kërkuar falje fansave pasi nuk mundi të performonte të shtunën mbrëma në Zvicër. Në reagimin e tij Noizy shkruan se autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore, deri në dënimin maksimal që parashikon ligji zviceran.
Postimi:
Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët, fatkeqësisht, nuk munda të performoja të shtunën mbrëma. Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore, deri në dënimin maksimal që parashikon ligji zviceran. Tani gjithçka është pas krahëve. Jam sërish me ju, për të çuar përpara koncertet dhe albumin e ri.










