Kancelari gjerman Friedrich Merz ka përshëndetur marrëveshjen tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, të njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Skoci.
“Është një zhvillim pozitiv që BE dhe SHBA arritën një marrëveshje për tarifat,” tha Merz, duke theksuar se me këtë marrëveshje “u shmang një përplasje tregtare që do të ndikonte rëndë ekonominë gjermane, veçanërisht sektorin e automobilave.”
Ai shtoi se Gjermania mbrojti interesat e saj themelore, megjithëse, sipas tij, do të kishte preferuar më shumë lehtësim në tregtinë transatlantike.
“Do të vazhdoj të kërkoj uljen e tarifave dhe eliminimin e barrierave tregtare, përfshirë edhe marrëveshje të tjera tregtare – veçanërisht me vendet e Mercosur,” deklaroi më tej Merz, sipas agjencisë Reuters.









