Një ditë më parë, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i drejtoi 7 pyetje, Altin Dumanit. Sot Kreu i SPAK, ka deklaruar se nuk i përgjigjet pyetjeve apo deklaratave të drejtuara publikisht nga të pandehurit përveçse nëpërmjet rrugëve ligjore.
“Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatët, kjo është forma proceduriale,” tha Dumani në nje takim informal me gazetarët.
Po ashtu, Dumani tha se dosja “Veliaj” është ndarë edhe në një fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale.
I pyetur nga gazetarët për dosjen ndaj Ceno Klosit, ish-drejtor i Tatimeve, Dumani tha se “Për Ceno Klosin vijojnë hetimet”.









