PRISHJET NE THETH/ Deputetët e ASHM përplasen me policinë – Boçi: Opozita do përdorë çdo instrument për të mbrojtur banorët

Situata në Theth  është tensionuar sërish këtë të shtunë teksa vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Në zonë kanë mbërritur dhe përfaqësues të Partisë Demokratike, përfshirë drejtuesin politik të Shkodrës, Luçiano Boçi dhe deputetin e zgjedhur të qarkut, Bardh Spahia.

Boçi dhe Spahia e kanë quajtur hakmarrje të Edi Ramës situatën e krijuar teksa thanë se opozita do përdorë çdo instrument për mbrojtjen e banorëve atje.

Turizmi familjar ka marrë goditje përfundimrare. Siç shihet prishjet këtu janë selektive, policia dhe IKMT janë në kundërshtim të plotë me ligjin.Banorët kanë ndërtuar në tokat e tyre, por kjo nuk perputhet me oreksin e Edi Ramës i cili kërkon të rrembeje edhe këtë perle të natyrës sic ka bërë me të tjerat.Këtu nuk ka shtet, sepse të marrësh zvarrë banorët sepse kanë ndërtuar në tokat e tyre kanë bërë turizëm familjar këtij nuk i thonë shtet.Të gjithë drejtuesit e IKMT thonë një fjalë, kemi urdhër..nga kush kane urdhër? Këtu sundon arroganca e një shteti që qeverisjen e kanë marrë nga bandat.Do të jemi këtu si opozitë me të gjitha mjetet tona për të reaguar. Thirrja ime është të bëhëmi bashkë të gjithë burrat e malësisë për ta ndalur këtë valë terrori”, deklaroi Boçi.

Siç e shikoni jemi në një terror të vërtetë të shtetit të Edi Ramës. Banorët nuk janë përballur ndonjëherë me pamtje terrori të tillë.Si një besprerë tipik Edi Rama pasi iu dha fjalën dhe u bëri thirrje të investonin emigrantët e kësaj treve, i dhunin sot dhe i hedh në lum investimey e tyre.Një hakmarrje primitive e tij për votën që nuk e mori kurrë të thethjanëve“, tha Spahia.

Prej disa ditësh situata në Theth është tensionuar pas nisjes së operacionit të IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë. Banorët kundërshtojnë veprimet e shtetit, pasi thonë që nuk e kanë të mundur që të ndërtojnë me leje pasi u mungojnë certifikatat e pronësisë.