PRISHJET NE THETH/Aksioni ndërtimeve pa leje – Përplasje mes banorëve dhe policëve; reagon Rama: Forcat e xhenjos nuk do të largohen pa u hequr dhe mbeturina e fundit

IKMT i është drejtuar këtë mbrëmje objektit të fundit të ndërtuar pa leje në Theth, që do të përmbyllë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin turistik.

Por, pronarët e objektit kërkojnë nga IKMT që të presin verdiktin e gjykatës pasi çështja është në gjykatë dhe brenda 5 ditëve pritet të merret vendimi.

Ende nuk dihet si do të veprojnë.

Ndërkohë ka reaguar nëpërmjet një postimi kryeministri

Postimi:

Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure tek ato me kontruksion metalik e me dru – në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të pejsazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot

Forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe nje godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE.