Sipas media italiane i riu ishte emër i njohur për autoritetet, pasi edhe më parë ishte proceduar për të njëjtën vepër.
Një 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas media italiane i riu ishte emër i njohur për autoritetet, pasi edhe më parë ishte proceduar për të njëjtën vepër penale.
Gjatë shërbimit të patrullave, u pikas lëvizja e dyshimtë e 33-vjeçarit që po lëvizte në këmbë. Menjëherë ata vendosën ta kontrollonin fizikisht dhe i gjetën në trup një sasi prej 20 gramësh kokainë, të ndarë në doza.
I arrestuari, pasi kishte përfunduar procedurat formale, me urdhër të Autoritetit Gjyqësor, u transferua në qelitë e sigurisë së Stacionit të Karabinierëve të Aprilias, në pritje të seancës dëgjimore për të vërtetuar arrestimin me një gjykim të drejtpërdrejtë.









