PARALAJMERIMI/ “Rishikim të ligjit të arsimit të lartë” – Rama: I janë bërë vitet për t’u riparë; kanë ndodhur të reja në botën akademike

Ligji i arsimit të lartë do të rishikohet. Kështu tha kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Raportin e Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë.

Rama: Institucioneve që administrojnë arsimin e lartë dhe ato përkatëse të qeverisë dua t’i falënderoj me shumë mirënjohje anëtarët e bordit. Rishikim i ligjit të arsimit të lartë të cilit i janë bërë vitet për t’u riparë por edhe e shumë të rejave që kanë ndodhur në botën akademike.

Dua të ndaj me ju një eksperiencë të jashtëzakonshme, të shikoni eksperiencën e Universitetit Bujqësor të Tiranës me Universitetin e Vjenës që është një laborator për të kuptuar qoftë distancat që na ndajnë nga ekselencat evropiane apo mekanizmat që mund të afrojnë me eksperiencat amerikane. Diplomat e Universitetit Bujqësor do të jenë të barasvlefshme me ato të Vjenës.

Ky transformim i universitetit do të rrisë kërkesën, se pajisja me diplomat do të jetë një garanci. Procesi i integrimit kërkon një ndryshim përmbajtësor në ligjin e arsimit të lartë, por edhe në qasjen menaxheriale të universiteteve.