Forcat RENEA dhe Operacionalja e Vlorës kanë nisur një kontroll të imtësishëm në një territor të gjerë të qytetit të Sarandës.
Mësohet se janë kryer kontrolle pranë zonave të braktisuara të periferisë.
Qëllimi i kontrolleve mëoshet të jetë kapja e të paktën 5 personave të kërkuar. Ata janë të përfshirë në dy ngjarje të rënda të 5 ditëve të fundit, ku është përdorur arme zjarri dhe shpërthim eksplozivi.
Saranda po përballet së fundmi me një rritje të ndjeshme të kriminalitetit. Ndërkohë një sfidë mbeten edhe kapacitetet e kufizuara lokale, që nuk përballojnë fluksin e ngjarjeve të rënda









