OPERACIONI “KOORDINATA”/ Kultivuan bimë narkotike në Krujë, arrestohen dy persona

Dy persona u arrestuan në Krujë në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”.

Një 67 vjeçar u arrestua pasi kishte kultivuar në fshatin Krastë, bimë narkotike. Ndërsa një 62-vjeçar u vu në pranga pasi kishte kultivuar në fshatin Brret, bimë narkotike.

Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Kontrollet kundër kësaj veprimtarie kriminale, vijojnë.