OPERACIONI I SPAK/ U shpall në kërkim, pasi dha të dhënat e TIMS trafikantit të drogës; ish-shefi i krimeve Erjon Dani vetëdorëzohet në Policinë e Himarës

Ish-shefi i krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë Erjon Dani është vetëdorëzuar në policinë e Himarës, pasi është informuar nga mediat se ndaj tij kishte një urdhër arresti të firmosur nga SPAK.

Mësohet se Erjon Dani dyshohet për veprat penale ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që ndodhej në radhët e policisë së shtetit. SPAK goditi ditën e sotme një grup kriminal që operonte në trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së.

Në pranga përfunduan 8 persona, përfshi dhe Erjon Danin që u vetëdorëzua. Grupi kriminal u godit nga zbërthimi i komunikimeve në SKYECC.

SPAK njoftoi këtë të premte se në kuadër të një operacioni ndaj narkotikëve ka kryer arrestime, kontrolle dhe sekuestrime provash në disa zona të vendit.

Pjesë e këtij operacioni mësohet se është edhe Erjon Dani, ish-shef i Krimeve në Komisariatin nr.3 në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK, pasi akuzohet se ka ndihmuar anëtarët e një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine.

Mësohet se ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, Erjon Dani rezulton të ketë paraqitur dorëheqjen kohë më parë.

Disa nga emrat te operacioni i Spak:

Ledri Lulashi
Vilson Aleksander Roçi
Akil Alushi
Lorenzo Çadri (Alias)Hysko (Alias) Isufi

Sokol Masha në kërkim