INVESTIGIMI/ Nga plani për të vrarë Kurtin, te atentati ndaj Ardian Çapjas; kush është Prek Kodra, snajperisti që dyshohet se betonizoi Thethin…

Disa kabina pushimi të vendosura në mes të Thethit kanë qenë në qendër të vëmendjes së fushatës së kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike. Përveç përplasjes në distancë që Rama pati me prokuroren e Shkodrës Elsa Gjeli, kuriozitet ngriti edhe emri i pronarit të fshatit turistik.  

Sipas burimeve dyshohet se pronari i fshatit turistik është Prek Kodra, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) më 25 nëntor të vitit 2024 në kuadër të hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare. 

Kodra njihet si ‘snajperisti’ nga Shkodra, i cili akuzohet se tentoi t’i bënte atentat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Plani për eliminimin e kreut të qeverisë së Kosovës u zbulua në një e-mail sekret të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano në shtator 2022.