Scott Ruskan, 26 vjeç, pjesë e Rojes Bregdetare të SHBA-së, është “heroi amerikan” më i fundit, pasi në misionin e tij të parë shpëtoi 165 persona të prekur nga përmbytjet në Teksas.
Gjatë fundjavës së 4 korrikut, përmbytje të menjëhershme kanë përfshirë Teksasin qendror. Lumi Guadalupe u rrit me më shumë se 6 deri në 9 metra brenda 90 minutash, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe duke detyruar evakuime.
Më shumë se 80 persona kanë vdekur, sipas Associated Press, dhe Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar paralajmërime për përmbytje në të gjithë Teksasin, ku shumë prej tyre pritet të zgjasin të paktën deri të hënën në mëngjes (me orën lokale).
Oficeri Ruskan është nga New Jersey dhe dikur ka qenë kontabilist në KPMG. Ai u regjistrua në Rojën Bregdetare të SHBA-së në vitin 2021.
Pasi përfundoi trajnimin si notar me ekipet e shpëtimit, ai u vendos në Corpus Christi të Teksasit.
“Kjo është ajo për të cilën bëhet fjalë, kjo është arsyeja pse ne e bëjmë këtë punë” tha Ruskan për The New York Post.
26-vjeçari ishte përgjegjëse për triazhin në Kampin Mystic, një kamp veror ku kishte 700 vajza në kohën kur përmbytja e menjëhershme goditi lumin Guadalupe.
Misioni përfshinte një bashkëpunim të gjerë midis Rojës Bregdetare, Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit, Gardës Kombëtare Ajrore dhe Task Forcës 1 të Teksasit, një task forcë kërkim-shpëtimi urbane e FEMA-s.
“Njerëzit ishin në rrezik dhe ne jemi një aset i mirë për t’i ndihmuar njerëzit, këta njerëz po kërkonin ndihmë, kështu që kjo është ajo që bëjmë ne”, tha Ruskan për median.
Ruskan ndihmoi në drejtimin e një misioni shpëtimi që përfundimisht shpëtoi 165 persona.
“Pra, praktikisht i nxorëm shumicën e njerëzve nga Kampi Mystic, gjë që është fantastike. Dhe mendoj se bëmë shumë gjëra të mira atë ditë, por padyshim që është ende shumë e trishtueshme”, tha ai, duke shtuar “ka ende shumë njerëz të zhdukur dhe të pagjetur, kështu që misioni nuk ka mbaruar ende. Nuk ka mbaruar për ne.”
Përpjekjet e Ruskanit janë duartrokitur në të gjitha mediat sociale, përfshirë edhe nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem.
Llogaria zyrtare X për Sigurinë Kombëtare ndau një postim të plotë duke duartrokitur përpjekjet e Ruskanit. Në postim shkruhej: “trimëria e jashtëzakonshme dhe shërbimi vetëmohues i Ruskanit dhe bashkëpunëtorëve të tij të ndihmës së shpejtë mishërojnë vetë frymën e Rojës Bregdetare të Shteteve të Bashkuara dhe më të mirën e asaj që do të thotë të jesh amerikan”.
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, shkroi në X: “notari dhe oficeri i shpëtimit i Rojës Bregdetare të Shteteve të Bashkuara, Scott Ruskin, shpëtoi drejtpërdrejt një numër marramendës prej 165 personash në përmbytjet shkatërruese në Teksasin qendror. Ky ishte misioni i parë i shpëtimit në karrierën e tij dhe ai ishte i vetmi koordinator i triazhit në vendngjarje. Scott Ruskin është një hero amerikan”.
Scott Ruskan i tha The Neë York Post se ” jam kryesisht thjesht një djalë. Po bëj thjesht një punë. Kjo është ajo për të cilën u regjistrova dhe mendoj se çdo notar shpëtimi i Rojës Bregdetare ose çdo pilot i Rojës Bregdetare, mekanik fluturimi, kushdo qoftë, do të kishte bërë të njëjtën gjë në situatën tonë.”
Nick Sotor, një personalitet i medias dhe lajmeve, shkroi në X: “ky njeri është përkufizimi i një heroi amerikan!”.
Llogaria zyrtare në mediat sociale për Homeland Security, në X: “gjatë përmbytjeve shkatërruese në Teksasin qendror, notari shpëtues Scott Ruskan shpëtoi drejtpërdrejt 165 jetë. Ai është një hero amerikan”.









