Real Betis është vënë pas Kristjan Asllanit. Interesimi për mesfushorin shqiptar është raportuar nga mediat spanjolle dhe më pas ato italiane.
Asllani shikohet si pasues i Xhoni Kardozos, që pritet të firmosë me Altetikon e Madridit. Për Asllanin duket opsion interesant La Liga, ndërsa Real Betis do të luajë edhe në Ligën e Europës.
Mbetet për t’u parë cila do të jetë shifra e ofruar për Interin. Asllani pati mundësinë e tij me trajnerin Kivu, megjithatë zikaltrit dështuan në Botërorin për klube.
Betis ka si trajner Manuel Pelegrinin, i cili duket se e ka aprovuar Asllanin. Mbetet për t’u parë si do të shkojë ky operacion, pasi Interi pritet të heqë dorë nga shërbimet e mesfushorit shqiptar për më tepër se 10 milionë euro.









