NDERIMI/ Ndarja nga jeta e Diogo Zhota, çerekfinalet e Botërorit të Klubeve nisin me një minutë heshtje

Futbollisti 28-vjeçar portugez i Liverpulit, Diogo Zhota, vdiq të enjten në mëngjes në një aksident rrugor në provincën e Zamorës në Spanjë.

Ngjarja ndodhi në kilometrin e 65 të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria. Makina e Zhotas, i cili po udhëtonte me vëllanë e tij Andre Silva, doli nga rruga, duke u përfshirë në flakë.

FIFA ka vendosur që në ndeshjet çerekfinale të Botërorirt të Klubeve të mbahet nga një minutë heshtje. Nde shjet janë në program të premten dhe të shtunën.