NDERIMI/ Humbi jetën për të shpëtuar turistët në Shkodër – kapiteni Arben Anamali shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh ngushëllimi dhe vlerësimi për kapitenin e anijes në Liqenin e Shkodrës, Arben Anamali, i cili humbi jetën teksa shpëtoi nga mbytja dy turiste të huaja.

Në reagimin e tij, Rama thekson se kapiteni meriton të nderohet me mirënjohjen më të lartë të Republikës për aktin sublim të sakrificës që kreu.

“U prehsh në paqe, dëshmor i atdheut. Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër, që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës”, shkruan Rama