Kadastra e Vlorës është simboli më kuptimplotë i pisllëkut dhe korrupsionit në histori. Janë ndërruar 11 drejtorë. Përtej ksaj të vihen njerëz jashtë profilit për të bërë këtë punë është e papranueshme. Secili duhet të bëjë detyrën e tij. Tjetra që kam merak është një koncept që qarkullon shumë “jam në proces legalizimi”. Nuk ekziston kjo, jam në proces nuk do të thotë. Ajo që ka ndodhur në Vlorë është e paimagjinueshme, kur ma thonin njerëzit nuk e besoja. Por ishte e vërtetë që ishin hipotekuar trotuaret.









