Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliaj.
Ditën e sotme, SPAK i ka komunikuar Veliajt akuzat për 4 vepra të rënda penale.
Kryebashkiaku i arrestuar që prej 10 shkurtit të vitit 2025, akuzohet për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe futje e sendeve të palejuara në qeli.
SPAK ka dërguar në gjykatë dosjen e Veliajt që përmban 500 faqe akuzë.
Faqe këto të shoqëruara nga një dokumentacion mbështetës mjaft voluminoz prej 60 mijë faqesh.
Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet, megjithatë avokatët kanë 10 ditë kohe për të bërë kërkesat e tyre dhe më pas janë dhe 30 ditë të tjera për të kryer veprimet.









