MANDATIMI/ Shabani po e po, por edhe Llapaj rrezikon Parlamentin – daja i Endri Shabanit, që futi “fiktivisht” në listë nuk mban mend çfarë ka firmosur: S’jam i qartë 

Politikani Adriatik Lapaj rrezikon futjen në Parlamentin e ri në shtator, pasi një nga kandidatët që ka futur “fiktivisht” në listë, nuk mban mend se çfarë ka firmosur dhe nuk është i qartë nëse ka pranuar të japë dorëheqjen që deputet të zgjidhet kryetari i partisë apo jo.

Është bërë e ditur se më 11 maj, pas zgjedhjeve, “Nisma Shqipëria Bëhet” ka dorëzuar dorëheqjet e të gjithë emrave në listë të mbyllur. Mes tyre është edhe Zeqir Kordhoni, i renditur i 9-ti në listën e Tiranës. Sipas CV-së së tij, ai është një punëtor ndërtimi dhe një invalid që trajtohet me KEMP.

Kordhoni nuk është më i bindur për lënien e mandatit dhe i është drejtuar KQZ-së me një letër me shkrim dore, ku e cilëson veten deputet dhe kërkon kopje të dorëheqjes së tij. Nga këqyrja, rezulton se ai ka firmosur dorëheqjen nga mandati.

“Po na sjell shumë andralla Adriatiku, një herë do hyj e një herë nuk do hyj. Por unë nuk jam i bindur se cfarë do bëj. Duhet që Adriatiku të ulet ballë për ballë me mua dhe ta sqarojmë këtë histori. Kam punuar 72 orë me të pa shkuar në shtëpi e jam edhe invalid”, është shprehur Zeqir Kordhoni.

Sipas kandidatit të Nismës Shqipëria Bëhet, ai ka firmosur shumë gjëra gjatë kandidimit dhe nuk është i qartë nëse ka firmosur edhe mospranimin e mandatit të deputetit. Ama sipas tij, nëse Adriatik Lapaj dëshiron të shkojë në Kuvend, duhet të kalojë më parë nga ai.

Pyetjes së Report TV nëse ishte ai që kishte firmosur dorëheqjen nga mandati më 11 maj, Kordhoni ju përgjigj: “Kam firmosur shumë gjëra në atë kohë dhe nuk e kam të qartë nëse kam firmosur dorëheqjen”.

Fituese e mandatit të NSHB në Tiranë aktualisht është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj. Që ai të hyjë në parlament, duhet që Ana Dajko dhe 11 të tjerët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin, në mënyrë që karrigen e Kuvendit ta zërë lideri i koalicionit.

Galeria fotografike (

1/2

)