KONFLIKTI NE LINDJEN E MESME/ Deklarata e Starmer për njohjen e shtetit palestinez – reagon Trump: Ne nuk e diskutuam këtë! Ai po flet si Macron…

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk e ka diskutuar me kryeministrin britanik Keir Starmer planin e Mbretërisë së Bashkuar për të njohur shtetësinë palestineze.

Trump i cili po kthehej në Uashington pas një vizite në Skoci, ka shtuar se SHBA “nuk është në atë kamp”. Ai theksoi se deklarata e kryeministrit britanik ishte e ngjashme me atë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

“Ai në thelb po thotë të njëjtën gjë si Macron, dhe kjo është në rregull. Kjo nuk do të thotë se unë duhet të bie dakord”, u shpreh Trump.