Qeveria ka miratuar sot ndryshime në strukturën drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Me një vendim të posaçëm, Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra zëvendësministrin e deritanishëm, Niko Hyka. Vendimi parashikon që lirimi nga detyra të hyjë në fuqi menjëherë dhe të publikohet në “Fletoren Zyrtare”, shkruan A2 CNN.
Në të njëjtën mbledhje, me propozim të Kryeministrit Edi Rama, është vendosur emërimi i Ina Majkos në postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Edhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Ina Majko emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU









