KANABIZIMI/ Mbushën pyllin me kanabis në Mirditë – shpallen në kërkim dy vëllezërit 

Policia e Mirditës ka shpallur në kërkim dy vëllezër nga fshati Domgjon pasi akuzohet se kanë mbjellë 130 rrënjë kanabis në një zonë të pyllëzuar.

Në kërkim janë shpallur A.K., 22 vjeç dhe vëllai i tij, E.K., 20 vjeç të cilët kishin mbjellë bimët narkotike në një parcelë pyjore.

“Ata dyshohen se kanë kultivuar 130 bimë narkotike në një parcelë pyjore, në territorin e këtij fshati”, bëri me dije policia, teksa hetimet janë ende aktive për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë dhe përgjegjësitë.