Brigitte ka “refuzuar dhe injoruar” bashkëshortin e saj, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në një shfaqje “të ftohtë”, ndërsa ata mbërritën sot në Mbretërinë e Bashkuar, ka pohuar një ekspert i gjuhës së trupit.

Presidenti francez Emmanuel Macron, 47 vjeç, u “injorua” nga gruaja e tij Brigitte, 72 vjeç, ndërsa ai i zgjati asaj dorën, teksa po zbrisnin nga një aeroplan, kur mbërritën në Britani, për të përshëndetur Princin dhe Princeshën e Uellsit përpara vizitës së tyre shtetërore tre-ditore.
Kur Presidenti Macron ia zgjati dorën Brigitte ndërsa ajo zbriste shkallët, ajo dukej sikur nuk e vuri re, duke u kapur pas parmakut.

Pak minuta më vonë, çifti Macron u pa në një makinë duke pritur të largohej nga baza dhe marrëdhëniet dukeshin të ftohta, me znj. Macron që shikonte telefonin e saj pasi e nxori nga çanta.
Momenti i sikletshëm i sotëm vjen pas publikimit të një klipi tronditës, ku Zonja e Parë duket se e qëllon në fytyrë burrin e saj, ndërsa avioni i tyre u ul në Vietnam në maj.
Macronët, të cilët janë të martuar që nga viti 2007, kanë mohuar çdo interpretim për marrëdhënien e tyre, me një bashkëpunëtor të ngushtë të presidentit që e përshkroi momentin si një ‘grindje’ të padëmshme midis një çifti të martuar.

Një zyrtar nga Pallati Elysee gjithashtu minimizoi pamjet filmike, duke këmbëngulur se momenti ishte keqinterpretuar dhe se çifti po “po qeshte”, duke hedhur poshtë çdo sugjerim se tensionet ishin të larta midis Çiftit të Parë Francez.
Tani, ekspertja e gjuhës së trupit Judi James ka ndarë më shumë informacion mbi shkëmbimin e fundit të bisedës së çiftit, duke shkruar: “mund të pritej që Brigitte të ishte ngjitur pas krahut të burrit të saj me një vështrim përkushtimi të përjetshëm pas atij incidenti, por në vend të kësaj ajo duket se e refuzon dhe madje e injoron atë.”
Brigitte dhe Emmanuel Macron kanë treguar ‘gjuhën e tyre të ftohtë të dashurisë’ ndërsa zbarkuan në Mbretërinë e Bashkuar sot, pohon ekspertja e gjuhës së trupit Judi James.

Ndërsa ajo zbret shkallët e pjerrëta të aeroplanit, Macron kthehet në një gjest shqetësimi dhe i zgjat dorën e djathtë, ndoshta për t’u siguruar që ajo të ruante ekuilibrin.

Por Brigitte arrin të zbresë shtatë shkallë të tjera, duke injoruar dorën e tij dhe madje kur zbret në tokë, duket se kthehet drejtpërdrejt nga mikpritësit e saj, duke e injoruar atë përsëri gjatë këtij procesi.









