HISTORIKE/ “Akti i gjeniut”, Trump nënshkruan projektligjin për kriptomonedhat: Ky është një moment i jashtëzakonshëm, punuam shumë

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar “Aktin e gjeniut”, i cili është shndërruar në ligj për kriptomonedhat.

“Ky është një akt i jashtëzakonshëm… ne punuam shumë. Legjislacioni ndërmerr një hap gjigant për të çimentuar dominimin amerikan të financave globale dhe teknologjisë së kriptovalutave”, tha ai.

Projektligji u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së dhe shënon një moment kyç për industrinë e aseteve digjitale. Ai krijon një kornizë rregullatore për tokenët e kriptomonedhave të njohura si stablecoins. Një stablecoin është një lloj kriptomonedhe që është e lidhur me një aset tjetër, në këtë rast me dollarin amerikan, duke e bërë atë më pak të paqëndrueshme sesa zakonisht janë kriptomonedhat e tjera.

Mund të përdoret në një sërë mënyrash, duke përfshirë pagesat dhe tregtimin e kontratave me afat. Akti mund t’i bëjë stablecoins të bëhen më të përhapura duke inkurajuar më shumë konkurrencë në treg dhe duke forcuar besimin.