GATISHMERIA/ “Duhet të jemi në gati”- Gjenerali i ushtrisë ukrainase sinjaliz ofensivë të re ruse: Po përpiqen të avancojnë

Komandanti i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskyi, paralajmëroi të shtunën për një mundësi të një ofensive të re ruse në rajonin e Kharkivit, në verilindje të Ukrainës, i cili ka qenë skenë e luftimeve të ashpra që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022.

Gjatë kësaj vere, forcat ruse po avancojnë ngadalë në disa pjesë të vijës së frontit, duke kryer sulme të përsëritura me trupa të shumtë, në përpjekje për të shfrytëzuar epërsinë numerike dhe teknologjike, sipas raportimeve të Reuters.

Trupat ruse kanë hyrë gjithashtu në rajonin verior të Sumy, ku kanë krijuar një prani të kufizuar gjatë muajve të fundit.

Në një postim në Telegram, Syrskyi njoftoi se ka kaluar dy ditë duke punuar së bashku me njësitë ushtarake në Kharkiv, duke diskutuar me komandantët, vlerësuar situatën në terren dhe identifikuar nevojat e forcave atje.

“Rusët po përpiqen të avancojnë me numra, por ne duhet të jemi të gatshëm, duke përdorur taktika dhe teknologji të përshtatshme, për të ndaluar përparimin e tyre”, deklaroi Syrskyi.