Aksioni kombëtar që ka nisur edhe në Shkodër për lirimin e hapësirave publike është mirëpritur nga qytetarët shkodranë. Ata shprehen se kjo ndërhyrje është e vonuar, pasi në shumë rrugë të qytetit trotuaret dhe hapësirat rekreative janë të zëna nga biznese private, duke cënuar hapësirat e dedikuara për qytetarët.
Aksioni në këtë qytet është mirëpritur nga qytetarët, të cilët shprehen se është i vonuar si vendim pasi u janë krijuar vështirësi në kalimin e trotuarëve.
Prej disa ditësh, Policia Bashkiake e Shkodrës ka zbritur në terren, duke njoftuar të gjitha bizneset që kanë zënë hapësirat publike me struktura metalike dhe pode të paligjshme në zonat e dedikuara për kalimtarët. Ndryshe nga disa qytete të tjera, në Shkodër një pjesë e konsiderueshme e bizneseve i janë përgjigjur pozitivisht këtij aksioni, duke liruar vullnetarisht hapësirat publike, në zbatim të urdhrit të lëshuar nga efektivët e Policisë Bashkiake.
Ditën e hënë, strukturat e Policisë Bashkiake dhe institucionet e tjera të Bashkisë Shkodër do të jenë në terren për të zbatuar urdhrat e depozituar pranë bizneseve, në rast se këto nuk kanë liruar vullnetarisht hapësirat publike









