Ambasadori i Shqipërisë në Amerikë, Ervin Bushati, ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se ka zhvilluar një takim me Sekretarin amerikan Marco Rubio. Bushati shkruan se e ka ftuar Rubon zyrtarisht të vizitojë Shqipërinë në emër të kryeministrit Edi Rama.
Teka ka publikuar një foto me Sekretarin amerikan gjatë një ceremonie në kuadër të Ditë së Pavarësisë së SHBA-ve, Bushati e cilësoi atë si një “mik të shqiptarëve”, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve. Gjithashtu ambasadori shton se Rubio e pranoi me kënaqësi ftesën për të vizituar Shqipërinë, duke vlerësuar kontributin e saj në NATO, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit në samitin e Hagës.
Postimi i plotë:
Sekretari Marco Rubio është mik i Shqiptarëve.
Në emër të KM RAMA e ftova te vizitojë Tiranën; Portën e Ballkanit për US, për dy arsye:
•Shqipëria është edhe një mrekulli e diplomacisë Amerikane????????: nga një diktaturë komuniste që njihej si “Koreja e Veriut në Europë”, sot në vendin më pro Amerikan & pro NATO kudo.
•E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza: mesazhi ynë nesër për në EU ???????? “më shumë Dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi”.
•Secretari Rubio pranoi ftesën me kënaqësi – në funksion edhe të agendës shumë të ngjeshur të Diplomacisë Amerikane sot- të vizitojë “një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hague”.
4 Korrik nuk është thjesht Dita e Pavarësisë së SHBA – është Deklarata e Lirisë & Demokracisë për gjithë Botën tonë.
Ja linku:👉 https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1301614577992060&set=a.425425222277671&type=3&ref=embed_post









