Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë larguar nga salla e Kuvendit të Kosovës me rekomandimin e Policisë së Kosovës, pasi kanë marrë një alarm për bombë.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje. Deputetët ishin mbledhur për të zhvilluar seancën e 42-të për konstituimin e Kuvendit.
“S’po dimë çka po ndodh realisht. Na kërkuan me dalë. Policia për shkak të masave të sigurisë duhet të evakuohet stafi”, ka thënë Tahiri për mediat.
“Tash ka një kërcënim. Besoj se më tutje jep policia sqarime”.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti është larguar në drejtim të Kryeministrisë

Sot ishte paraparë të mbahej vazhdimi i 42-të për konstituimin e Kuvendit.









