Dosja e 21 janarit, e cila lidhet me vrasjen e 4 demonstruesve në vitin 2011, gjatë një proteste të thirrur në atë kohë nga Partia Socialiste dhe aleatët e saj konsiderohet një nga çështjet më të nxehta në duart e prokurorëve.
Po në çfarë faze janë hetimet lidhur me këtë dosje?
SPAK në një njoftim zyrtar, përmes programit të transparencës, thekson se ‘procesi hetimor është ende në zhvillim’.
Lidhur me 21 janarin 2011, SPAK ka ka regjistruar hetimin penal për vrasjen e Aleks Nikës, si edhe plagosjen e Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papës.
Çështja u regjistrua nga SPAK në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lartë, që urdhëronte Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika. Sipas SPAK, hetimi është regjistruar për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, “shpërdorim të detyrës” e “kryerjes të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të treja kryer në bashkëpunim.
Për 21 janarin janë pyetur në kohë të ndryshme disa ish-zyrtarë të asaj kohe, përfshi edh eish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi.









