DETAJE/ Ilir Beqaj me infeksion të rëndë? – Shtrohet me shumë urgjencë në QSUT

Prej ditës së shtunë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqjaj është shtruar me urgjencë në QSUT.

Sipas burimeve, ish-ministri që qëndron në një masë sigurie “arrest në burg” ka shfaqur temperaturë të lartë dhe një infeksion të rëndë në lëkurë.

Raportohet se gjendja e tij është e pastabilizuar.

Beqaj qëndron prej 1 viti në paraburgimin e Durrësit për llogari të dosjes SASPAC.

Njëkohësisht ai është i pandehur në fazë gjykimi për çështjen penale të “Sterilizimit”.