Një 61-vjeçar nga Shkodra ka paraqitur një kallëzim pranë Komisariatit të Policisë, duke raportuar largimin nga banesa të vajzës së tij dhe mbesës.
Sipas njoftimit zyrtar, “më datë 26.07.2025, shtetasi P. P., 61 vjeç, ka kallëzuar se janë larguar nga banesa vajza e tij, D. P., 20 vjeçe, dhe mbesa e tij, S. P., 18 vjeçe”.
Policia ka nisur menjëherë veprimet për lokalizimin dhe gjetjen e tyre, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e largimit.
Strukturat e rendit u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacion të mundshëm mbi vendndodhjen e të rejave të kontaktojnë menjëherë me organet kompetente.









