Sali Berisha gjatë konferencës së tij të përditëshme për mediat ka reaguar midis të tjerash me dy fjali për lirimin e Ervin Salianjit.
“Dua të dënoj me forcën më të madhe dënimin politik ndaj deputetit Ervin Salianji nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerë kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit. Salianji vuajti jashtë çdolloj ligj, kushtetuese e rregulli 9 muaj në burg vetëm pse dënoi Geron Xhafën,” tha Berisha.









