“Shqipëria është një vend shumë i vogël, me pak burime dhe pa fuqi për të ndryshuar shumë në fushën e betejës, por kemi qenë dhe do të jemi krah Italisë dhe miqve e partnerëve tanë evropianë, kudo dhe kurdoherë që Ukraina do të ketë nevojë për ne.
Ne nuk jemi një komunitet mes vendeve që janë në luftë, në këtë luftë të mallkuar në dyert e Europës. Askush nuk ka një formulë magjike, por thjesht të flasim për paqen nuk e bën luftën të mbarojë. Ndërsa po bëjmë gjithçka të duhur për të mos e lënë Ukrainën në baltë, nuk do të jemi mjaftueshëm të fortë për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për ta shpëtuar Ukrainën, nëse nuk kemi një plan të guximshëm, të besueshëm dhe tërheqës për paqen.
Nuk duhet të lejojmë askënd jashtë kufijve të Europës demokratike të na japë leksione neve, komunitetit evropian, se çfarë është paqja dhe si tingëllon paqja. Ne nuk jemi një komunitet luftënxitësish, dhe Ukraina nuk është as agresori dhe as shkaktari i asaj lufte të përgjakshme që zhvillohet çdo ditë e natë në portat e Europës Dhe siç tha njëherë Papa Françesku këtu në Romë: “Unë ndiej këtu jo praninë e së shkuarës, por të së ardhmes.”, u shpreh Rama.









