Vllaznia ishte shumë afër një kualifikimi historik në raundin e tretë të një kompeticioni europian, por suksesi i ka shpëtuar nga duart në minutat e fundit.
Islandezët e Vikingur janë kualifikuar në turin e tretë të Conference League me rezultatin e përgjithshëm 5-4, pasi kanë fituar 4-2 në shtëpi ndaj skuadrës së Edi Martinit.
Shkodranët e panë veten në disavantazh që në minutën e 10. Gunarson gjuajti, por gjen përgjigjen e Jukajt, Hafsteinson gjuajti më pas dhe dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 25, Vllaznia fitoi 11-metërsh. Jago nga e majta pasoi për Bismark, i cili u rrëzua pas kontaktit me Borgtorson. Gjyqtari bëri me shenjë nga pika e bardhë.
Në minutën e 26, Bekim Balaj barazoi shifrat.
Në minutën e 55, islandezët kaluan në epërsi. Gabim i pafalshëm në qendër të mbrojtjes shkodrane, ku u krijua korridor për Hansen, i cili i vetëm para Jukajt nuk gaboi.
Në minutën e 85, Vllaznia shënoi sërish me Balajn nga pika e bardhë e penalltisë.
1 minutë më vonë, shkodranët pësuan me aksionin e parë pas rifillimit të lojës nga qendra e mesit të fushës.
Pak minuta pas fillimit të kohës së parë shtesë, Torkelsson realizoi golin e katërt për Vikingur, duke i siguruar kualifikimin ekipit të tij.
Vllaznia e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë, pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Tafili në minutën e 112.









