CONFERENCE LEAGUE/ Barazimi që “shijon” si fitore – Dinamo nuk bind, por kalon në turin e tretë; Vllaznia zgjidh kualifikimin në shtesë

Përfundojnë ndeshjet e raundit të dytë të Ligës së Konferencës. Dinamo ka siguruar kualifikimin historik, pas barazimit 1-1 në kryeqytet. Blutë iu falën fitores 1-2 në ndeshjet e parë kundër Inter D’Eskaldes.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 17. Zabërgja mori një top të mirë në zonë, shmangu dy mbrojtës dhe në fund mposhti portierin Marinoviç.

Me fitoren e kryeqytetasve u mbyll edhe pjesa e parë. Me fillimin e pjesës së dytë dhe më konkretisht në minutën 49, skuadra nga Andorra barazoi shifrat.

3 minuta më vonë, Dinamo mbeti me 10 lojtarë. Karamba bëri ndërhyrjen e dytë të gabuar dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Në minutën e 77, ishte radha e miqve. Andrade mori kartonin e dytë të verdhë dhe Eskaldes mbeti me 10 lojtarë, duke rikthyer baraspeshën numerike mes 2 ekipeve.

Në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, Dinamo do të ndeshet me skuadrën kroate të Hajdukut të Splitit.

Në ndeshjen tjetër, Vllaznia është mposhtur në Islandë me rezultatin 3-2, duke çuar sfidën në shtesë.

Shkodranët e panë veten në disavantazh që në minutën e 10. Gunarson gjuajti, por gjen përgjigjen e Jukajt, Hafsteinson gjuajti më pas dhe dërgoi topin në rrjetë. 

Në minutën e 25, Vllaznia fitoi 11-metërsh. Jago nga e majta pasoi për Bismark, i cili u rrëzua pas kontaktit me Borgtorson. Gjyqtari bëri me shenjë nga pika e bardhë.

Në minutën e 26, Bekim Balaj barazoi shifrat.

Në minutën e 55, islandezët kaluan në epërsi. Gabim i pafalshëm në qendër të mbrojtjes shkodrane, ku u krijua korridor për Hansen, i cili i vetëm para Jukajt nuk gaboi.

Në minutën e 85, Vllaznia shënoi sërish me Balajn nga pika e bardhë e penalltisë.

1 minutë më vonë, shkodranët pësuan me aksionin e parë pas rifillimit të lojës nga qendra e mesit të fushës.