Qeveria ka vendosur të bëjë “bamirësi” duke rishikuar tregun e hidrokarbureve. Shqipëria është vendi me çmimin më të lartë në naftës në rajon, ndoshta dhe në shumë vende të BE.
Por duket se qeveria më në fund ka vendosur të lëvizë në lehtësimin e kostos. Lajmi u dha gjatë një takimi për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural nga kryeministri Edi Rama, i cili mesa duket në vigjilje të fillimit të mandatit të tij të 4 po jep shënja se mund të jetë “dorëlëshuar” duke vendosur së fundmi “dorën në zemër” edhe për xhepat e shqiptarëve, në këmbim të “bujarisë” së treguar nga këta të fundit votimet e 11 Majit.
Rama tha se brenda vitit do të prezantohet një skemë e re, ku vetë shteti do të bëhet pjesë e importit dhe tregimit të karburanteve.
“Ne po përgatitemi të ndërhymë në sektorin e naftës. Në kuptimin që thashë më parë, qeveria do të jetë shumë aktive në krijimin e skemave të bashkëpunimit me sipërmarrjen dhe bashkëpunimit me faktorët ekonomike, për të rritur të ardhurat, jo të vetat, por të njerëzve. Na duhet me ptjetër të ndërtojmë një proces të ri dhe po e përgatisim, ku qeveria do të jetë pjesë e forcave në sektorin e naftës. Që do të thotë se ne duam të ndërhymë për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi për konsumatorin. Kjo është diçka që e kemi studiuar për një kohë të gjatë dhe shohim të bëshme. Besoj brenda këtij vit do të jemi pjesë si qeveri në importin e naftës dhe shpërndarjen e naftës. Padyshim në bashkëpunim me aktorët e tjerë”, tha Rama.









