BUNDESLIGA/ Titullari i Bajernit lavdëron trajnerin: Kompani po bën punë të shkëlqyer në Mynih

I pyetur nga gazeta gjermane “Velt am Zontag”, Leon Goretcka ka folur për Kompani duke përmendur vetëm fjalë lavdërimi për të.

“Kur je i suksesshëm, lidhja me trajnerin gjithmonë bëhet më e fortë. Marrëdhënia ime me Vinsent Kompani është e shkëlqyer, si për mua, ashtu edhe për shokët e mi të skuadrës. Të gjithë jemi shumë të kënaqur me të. Vini ka aftësi të shkëlqyera sociale; ai di gjuhën e lojtarëve. Dhe është shumë i sinqertë, që nga dita e parë. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos për lojtarët me përvojë”, tha Goretzka.

Sigurisht, shumica e tifozëve të Bajernit e dinë historinë e Hansi Flik, i cili përmirësoi menjëherë atmosferën në ekip. Nëse mbështetja për Kompani është me të vërtetë e krahasueshme me të, kjo padyshim është një lajm i mirë për Bajernin dhe tifozët e klubit.