BLLOKIMI I “QAFE BOTES”/ Ryshfet, korrupsion dhe shkelje e detyrës, arrestime në pikën kufitare greke

Një operacion në shkallë të gjerë nga Shërbimi i Punëve të Brendshme i Forcave të Sigurisë ka vënë në pranga 13 zyrtarë në doganën Mavromatis, në pikën kufitare të Qafë Botës. Ata dyshohet se janë të përfshirë në raste ryshfeti, korrupsioni dhe shkeljeje të detyrës.

Lajmi është publikuar në faqen greke “thespro.gr”, ndërsa autoritetet policore ende nuk kanë dhënë detajeve rreth arrestimeve dhe personave të përfshirë.

Shërbimi i Punëve të Brendshme do të japë më vonë më shumë informacion mbi akuzat, sendet e sekuestruara dhe fushëveprimin e çështjes.