BISHTNIMI/ BE bllokoi fondet për bujqësinë pas dyshimeve për abuzim nga qeveria – Rama ja faturon përgjegjësinë pushetit lokal: Bashkitë janë shkëputur nga fshati…. Bëni kthesë…!

Gjatë një takimi në Cërrik me fokus bujqësinë, kryeministri Edi Rama theksoi se kryebashkiakët janë larguar nga lidhja me fshatin dhe nuk e shohin zhvillimin rural si pjesë të përgjegjësive të tyre.

Ai u shpreh se pas reformës administrative territoriale, vëmendja ndaj fshatit ka pësuar rënie, duke u reduktuar në çështje infrastrukturore dhe urbanistike, ndërsa zhvillimi i sipërmarrjeve bujqësore mbetet i mangët.