Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak. Me propozim të Kryetarit të Grupit të këshilltarëve socialist, Eridian Salianji, Fino u propozua në krye të këshillit bashkiak, ndërsa Endrit Braimllari në postin e nënkryetarit. Megi Fino do të zëvendësojë në këtë detyrë Romina Kukon.
Megi Fino shërben si Zëvendësministre në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme që nga qershori 2021.
Këshilltarët e PD-së kanë kërkuar që në mbledhjen e ditës së sotme të futet në rend dite shkarkimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Kërkesa vjen pasi Veliaj ka munguar më shumë se tre muaj në detyrë.
Kjo kërkesë e këshilltarëve të Partisë Demokratike është kundërshtuar nga këshilltarët e Partisë Socialiste.
Me votat e mazhorancës nuk është pranuar që të futet në rend dite shkarkimi i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj.
Që prej 10 shkurtit Erion Veliaj qëndron prapa hekurave për një sërë akuzash të rënda.
Fillimisht ndaj tij rëndonin akuzat për veprat penale korrupsion pasiv dhe aktiv si dhe pastrim i produkteve të veprës penale.









