VIDEO-LAJM/ Aksident i rëndë në Tiranë – makina përplas tre fëmijë që lëviznin me monopatinë….(Detaje)

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme te ura e në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, ku një automjet ka përplasur tre fëmijë që lëviznin me monopatina.

Sipas raportimeve, të miturit janë dërguar në spitalin e Traumës, pasi i është dhënë ndihma e parë nga qytetarët.

Nga informacionet e para nga Spitali i Traumës mësohet se një prej të minutrve është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa dy të tjerët fatmirësisht janë në gjendje stabël.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.