VIDEO-LAJM/ Tragjedia me 10 viktima në Austri – ja disa nga momentet kur 22-vjeçari hap zjarr në shkollë

 Janë publikuar pamjet nga momenti ku i riu në Austri hapi zjarr në shkollën në Graz dhe si pasojë e sukmit 10 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur. Në videot e postuara në internet, dëgjohen zhurmat drithëruese të të shtënave me armë zjarri, me pamje si nga jashtë ashtu edhe nga brenda korridoreve.

Deri më tani, mbetet e paqartë nëse ka pasur një autor të dytë, ndërsa i dyshuari thuhet se është gjetur i vdekur në tualete nga komandot austriakë të ekipit të famshëm Cobra. Ministria e Brendshme e Austrisë konfirmon se disa persona u vranë në të shtënat, ashtu si edhe policia, por numri mbetet i paqartë, në 10 apo 11.

Policia zyrtarisht flet për shumë viktima, pa dhënë një numër të saktë viktimash, por konfirmon se personi i armatosur është midis tyre. Sipas informacioneve të konfirmuara, autori i krimit është një ish-student 22-vjeçar dhe ishte i armatosur me një armë zjarri dhe me shumë gjasa një pushkë gjahu.