Por mesa duket, Isai nuk i ka pritur mirë kritikat e qytetarëve ndaj tij, madje dhe ka nisur ti ofendojë dhe kërcënojë ata në Instagram.
Kryebashkiaku socialist i Kolonjës Erion Isai u bë viral disa ditë më parë me anglishten e tij në një takim me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Por mesa duket, Isai nuk i ka pritur mirë kritikat e qytetarëve ndaj tij, madje dhe ka nisur ti ofendojë dhe kërcënojë ata në Instagram.
Në videon e publikuar nga JOQ Albania, lexohet se Isai e ka ftuar qytetarin edhe në një përballje “tek e tek”, duke e kthyer debatin virtual në një sfidë personale.









