Bajern Mynih ka fituar 2 me 1 përballë Boka Xhuniors në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të grupit C. Ndeshja filloi në orën 3 pas mesnate dhe u vendos nga golat e Kejn dhe Olise. Për miqtë shënoi Migel Merentiel, që barazoi takimin në minutën e 66-të.
Bajerni tashmë ndodhet në krye me 6 pikë dhe ka siguruar kalimin e grupit. Festa nuk ishte edhe aq e madhe për bavarezët, për shkak të dëmtimit të Musialës.
Ylli gjerman u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 82-të. Vendin e tij e mori Myler.
Në grup me të dyja skuadrat është edhe Benfika me Aukland Sitin. Portugezët e Benfikës e kanë siguruar po ashtu kalimin më tej.









